Rregullat e reklamave
Rregullat e reklamave
Versioni 1 · në fuqi që nga 03.10.2026
Kush mund të reklamojë
Vetëm bizneset e regjistruara dhe të aprovuara nga platforma. Çdo reklamë kontrollohet para se ta shohin banorët.
Çka nuk lejohet
- Alkooli, duhani, bastet dhe lojërat e fatit, armët, ilaçet me recetë.
- Përmbajtje politike apo fetare, gjuhë urrejtjeje, përmbajtje për të rritur.
- Premtime të rreme, çmime që nuk vlejnë, fotografi që nuk janë të biznesit tuaj.
- Kërkimi i të dhënave personale të banorëve.
Privatësia e banorëve
Nuk do ta dini kurrë se kush e pa reklamën tuaj. Merrni vetëm numra të përgjithshëm; grupet nën 10 persona nuk shfaqen. Njoftimet shkojnë vetëm te banorët që i kanë pranuar ofertat.
Pagesa
- Paguani përpara, në portofol. Depozita vlen vetëm pasi platforma konfirmon se paratë kanë arritur.
- Shfaqjet, klikimet dhe videot numërohen një herë për person në ditë dhe paguhen sipas çmimeve të publikuara.
- Shuma e harxhuar nuk kthehet, përveç kur reklama u shfaq gabimisht nga ana jonë.
- Sponsorizimi i filmit të javës kthehet nëse nuk aprovohet ose java kalon pa film.
Ndërtesat vendosin
Çdo ndërtesë mund t'i fikë reklamat ose ta bllokojë një kategori apo një biznes.
Pezullimi
Platforma mund ta ndalë një reklamë apo ta pezullojë një biznes që i shkel këto rregulla. Paratë e papërdorura në portofol kthehen, pasi të zbriten shpenzimet e bëra.